Vlorë- Policia Rrugore e Vlorës arreston 3 persona që akuzohen se drejtonin mjetet e tyre në mënyrë të parregullt.
Burime zyrtare njoftuan sot (14 shkurt) se të prangosurit janë A. D., 59 vjeç, A. B., 60 vjeç dhe M. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetin e tyre në gjendje të dehur.
Efektivët nisën procedimin penal në gjendje të lirë edhe për një shofer me inicialet Z. C., banues në Selenicë, që duke drejtuar makinën në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë, ka aksidentuar këmbësorin A. J., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore njofton se do i vijojë kontrollet intensive dhe apelon ndaj qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Komente
