Vlorë/ Tentoi të trafikonte 55 klandestinë sirianë drejt Italisë me gomone, arrest me burg për skafistin

21 Janar 2021, 11:56| Përditesimi: 21 Janar 2021, 12:31

  • Share

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg, Emiljano Likën, skafistin e arrestuar për trafikimin e 55 klandestinëve drejt Italisë të kapur në 8 janar. Ky i fundit u arrestua më 20 janar si drejtuesi i gomones që po transportonte klandestinë. Skafi që drejtonte Likaj u fundos në grykëderdhje të Vjosës, duke rrezikuar që të mbyteshin sirianët.

Prokuroria e përfaqësuar nga Hyrjet Lamaj, kërkoi ndaj të akuzuarve arrest me burg. Po ashtu sipas prokurorisë, në këmbën e Likajt janë konstatuar shenja djegie njësoj si ato të konstatuara në trupin e Klandestinëve. Për këtë argument mbrojtja e përfaqësuar nga Edmond Dëma, i tha trupës gjykues se klienti tij vuante nga një sëmundje që i shkaktonte këto shënja qysh më vegjëli.

Likaj është arrestuar në ambientet e një lokali në zonën e Lungomares. Kanë qenë dëshmitë e vetë klandestinëve që çuan në identifikimin dhe më pas në arrestimin e tre personave.

Më parë për këtë ngjarje janë arrestuar Qazim Ismailaj dhe Fatos Dushe, përkatësisht pronari i një hoteli dhe pronari i një banese, pasi kishin strehuar klandestinët para se ata të niseshin me gomone drejt Italisë.

Më 8 janar një gomone me 55 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë, pranë fshatit Poro.

Ndërkaqa kujtojmë se Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Ismailajn, i cili akuzohet për veprën penale dhënie ndihme të paligjshme për kalim të kufirit dhe për strehim të 55 klandestinëve nga Lindja e Mesme që u gjetën në grykëderdhjen e lumit Vjosa. 32 vjeçari nga fshati Trevllazër dyshohet se ka strehuar shtetasit sirianë në banesën në pronësi të tij. 

Në "arrest me burg" është lënë edhe pronari i hotelit Fatos Dushe, i cili gjithashtu kishte strehuar klandestinët në hotelin e tij. Ismailaj u arrestua në Tiranë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?