Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës pasi tentoi të vidhte një banesë.
I riu me inicialet G.Ç., kishte tentuar të vidhte banesën e një shtetaseje në lagjen “Partizani”.
Ndër të tjera, një 57-vjeçar është kapur dhe arrestuar nga policia e Delvinës pasi ishte shpallur në kërkim.
57-vjeçari me inicialet J.C., ishte shpallur në kërkim nga policia që nga tetori i këtij viti pasi dyshohet se ka dëmtuar 70 pemë ulliri, në pronësi të një shtetasi tjetër.
Komento