Vlorë- Theu arrestin shtëpiak të vendosur nga Gjykata për akuzën prodhim dhe shitje narkotikësh, kapet nga Policia Rrugore teksa qarkullonte me automjet në qytetin e Vlorës 21-vjeçari.
Lokalizimi i të riut është bërë në rrugën “Pelivan Leskaj”, kur edhe rastësisht është ndaluar për verifikim të automjetit.
Gjatë verifikimeve të kryera nga policia, rezultoi se J.K., banues në Vlorë, ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të cilën e kishte shkelur duke lëvizur me automjet në qytet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariat kryen menjëherë arrestimin e tij në flagrancë dhe referuan materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale, teksa pritet edhe rëndimi i akuzës për thyerje të masës.
Komente
