Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Thyen masat e sigurisë ‘arrest shtëpie’, rikthehen në qeli 2 persona! Njëri prej tyre po vidhte dyqanin në Orikum

30 Gusht, 21:30| Përditesimi: 30 Gusht, 21:33

  • Share

Vlorë- Dy persona janë rikthyer në qeli pasi u kapën teksa kishin thyer masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Vlorës për krime të ndryshme.

Madje një prej tyre u prangos nga policia vendore teksa po kryente një vjedhje dyqani në Orikum.

Specialistët për Hetimin e Krimeve njoftuan sot se arrestuan në flagrancë K. D., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Kurse efektivët e Stacionit të Policisë Orikum, arrestuan E. D., 24 vjeç.

“Ai është kapur në flagrancë duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe duke vjedhur në një dyqan 2 aparate celulare dhe disa produkte të tjera”, bëri me dije policia.

Për të dyja rastet dosjet iu referuan prokurorisë vendore, për veprime të mëtejshme hetimore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?