Kronikë

Vlorë/ Thyen xhamat e marketit për të vjedhur, hajdutët ‘shkëmbehen’ me pronarin! 2 në pranga, në hetim i mituri (VIDEO)

18 Shkurt, 13:58| Përditesimi: 18 Shkurt, 16:15

  • Share

Vlorë- Dy të rinj u arrestuan nga policia e Vlorës, pasi u zbuluan se ishin autorë të vjedhjes në një market në lagjen “29 nëntori”. Ndërkohë nën hetim është edhe një 16-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 shkurtit.  Për këtë, ndihmuan kamerat e sigurisë në biznes, pavarësisht se autorët ishin të maskuar.

Nga pamjet, njëri prej të rinjve rri roje, ndërsa tjetri thyen xhamin e marketit dhe hyn brenda të vjedhë duke marrë 20 000 lekë. Pronari, i cili dëgjoi alarmin e sigurisë, arriti në moment kur hajdutët sapo largoheshin me vrap.

“Si rezultat u identifikuan të tre autorët e vjedhjes, konkretisht shtetasi G. M., 26 vjeç, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar. 26-vjeçari dhe 17-vjeçari u vunë në pranga, ndërsa 16 vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?