Tjetërsuan 60 mijë m2 tokë në Himarë me vlerë 8 mln euro, lëshohen masa sigurie për 23 banorë, burg 7 prej tyre! ‘Arrest shtëpie’ për ish zyrtarin në Vlorë (SKEMA e mashtrimit)

20 Tetor 2022, 07:04| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 12:57

  • Share

VLORË- Për hetimin e nisur 1 vit më parë lidhur me tjetërsimin e pronave në Himarë, është arrestuar ditën e sotme ish-kreu Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani. Në total, Report Tv ka mësuar se janë lëshuar 24 masa sigurie, ku 7 prej tyre janë “arrest me burg”, 8 'arrest shtëpie', mes tyre edhe për Dhimojanin, 9 "detyrim paraqitje" dhe 2 në kërkim. Bëhet fjalë për 59.889 m2 tokë në zonën e Dhërmiut, Gjilekës, Jalit dhe të Livadhit me vlerë 8 mln euro, të cilat janë sekuestruar.  Urdhër arrestet janë për 23 fshatarë të Dhërmit e Himarës, dhe për 1 ish-zyrtar të këshillit të Qarkut të Vlorës.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Vlorës, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, personat e akuzuar kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë. Për një numër të konsiderueshëm praktikash, ata kanë bërë 'një sy qorr', ku ndonëse janë konstatuar dokumente pronësorë me ndërhyrje, i kanë njehsuar ato, duke i konfirmuar dhe përcjellë personave ose institucioneve kërkuese. Nga këqyrja e dokumenteve, u vunë re shkelje të ndryshme si korrigjime, shtesa, fshirje në dokumentet origjinale, falsifikim i vulave të institucioneve të ndodhura në dokumentet e Agjencisë së Trajtimit të Pronës, apo edhe mospërputhje e parcelave si dhe sipërfaqeve totale të përftuara. 

Si u zbulua skema e mashtrimit?
Gjithçka nisi në bazë të disa informacioneve që kishte marrë prokuroria se disa prej punonjësve të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë vitit 2020 e në vijim kanë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumente origjinale si Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim, Formularë nr.6 etj. Këto dokumente më pas janë falsifikuar, janë riprodhuar duke hequr origjinalet e ndara sipas ligjit.7501 “Për ndarjen e tokave bujqësore" duke i zëvendësuar ato me dokumente të riprodhuara dhe të falsifikuara, duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet. Më pas, dokumentet janë rifutur sërish në arkivë sikur të ishin dokumente origjinave. Në lojë hynin më pas personat që po përfitonin nga falsifikimi. Këto të fundit, kanë kërkuar kopjen e re në  rrugë zyrtare. Në vijim kopja e njehsuar e këtyre dokumenteve pronësorë me shkresë përcjellëse u dërgohej personave të interesuar, Bashkisë Himarë ose Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, me qëllim për t`u përdorur më pas për dhënien e akteve të reja të pronësisë dhe hipotekimin e tyre pranë A.SH.K.Vlorë. Nisur nga kjo, u bë akt ekspertimi tekniko-grafik i këtyre dokumenteve në Institutin e Shkencore Tiranë, për pasuri të regjistruara në zonën e Himarës dhe të Dhërmiut, të falsifikuara.

Ky operacion erdhi vjen mbas arrestimit të një sërë funksionarësh publik në Vlorë, si ish kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci dhe 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës. Pak ditë para arrestimit të tyre aso kohe, në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë u raportua për 2 të vjedhura dy dosje për pronat në Dhërmi, por rezultoi se e gjithë ngjarja ishte inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni. Këta persona kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve, mirëpo rezultoi se çështja e falsifikimit të dokumenteve shkoi më tej se vetëm për një pronë.

Arrest në burg

  1. Vasillo Mëhilli
  2. Artur Duni
  3. Arqiela Veizi
  4. Spiro Dhima
  5. Ilia Gjikopulli
  6. Denis Kokaveshi
  7. Petro Leka

Arrest në shtëpi

  1. Andrea Gjezo
  2. Ilia Ruçi
  3. Spiro Leka
  4. Dhimitri Leka
  5. Niko Leka
  6. Anesti Dhimojani
  7. Angjello Gjoka
  8. Jani Marko

Detyrim Paraqitje

  1. Pavllo Xani
  2. Epamimonda Beleri
  3. Angjello Gjoka
  4. Sofia Beli
  5. Aretusha Leka
  6. Antigoni Andruco
  7. Jani Zbogo
  8. Mihallaq Ruci
  9. Gjyzela Alibeaj

Në kërkim

  1. Ilia Gjikopulli
  2. Petro Leka

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Evertet: 20/10/2022 15:39

    Everteta eshte se konkursi per te zgjedhur hajdutet me te medhenj per ne kadastren e vlores ka rezultuar shume i suksesshem.Por ju siguroj se skini par gje akoma.Nese spaku i shkon deri ne fund do dalin te tjera hajduterira

    Përgjigju
  • Koco: 20/10/2022 14:31

    Gjysma e PS se bregut. Gjysma tjeter i vjedh me firme te Rames.

    Përgjigju
  • Neço: 20/10/2022 13:54

    Pronat ti vjedhin dhe vllezerit nga himara duke i bere te vdekur dhe pa femije

    Përgjigju
  • Spiro: 20/10/2022 11:55

    Po pse vetem kaq fallsofikuar kadastra e vlores...? Aty duhen arrestuar te gjithe ish drejtorat e aluznit te vlores kane bere kasapan me pronat tani ata jane me hotele ,ndermarje ,pallate,pasuri pa funde duke vjedhur pronat e fakireve.

    Përgjigju
  • Qytetar: 20/10/2022 10:17

    Njerez te degjeneruar. Llum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?