Vlorë/ Trafikimi i makinave luksoze me vlerë 280 mijë euro, arrestohet edhe një 33-vjeçar

20 Korrik, 14:55| Përditesimi: 20 Korrik, 14:59

  • Share

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim gjatë operacionit policor “Luxury cars” ka rënë në pranga në Portin e Durrësit.

Policia ndaloi F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë.

'Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e proceduar penalisht ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Luxury cars”, për trafikimin në Shqipëri të 2 automjeteve të vjedhura në Itali, me vlerë rreth 280 000 euro, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.'- njofton policia.

Një ditë më parë dy makina luksoze të llojit 'G-Class' të vjedhura në Itali, që më pas do të shiteshin në Shqipëri, u sekuestruan nga policia e Vlorës. Vlera e makinave tip “Mercedes Benz”, të dyshuara të vjedhura, ishte rreth 280 000 euro.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?