Kaos në portin e Vlorës, trageti i Brindisit vonohet, fëmijë e të moshuar prej 9 orësh qendrojnë në pritje

25 Gusht 2022, 17:58| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 23:34

  • Share

Edhe pse kanë kaluar 9 orë pasagjerët në Portin e Vlorës që duan të udhëtojnë drejt Italisë akoma nuk janë nisur.

Trageti i linjës Brindisi -Vlorës erdhi me 6 orë vonesë për arsye të paqarta, por edhe pasi mbërriti problemet u shfaqën përsëri.

Sipas gazetarit Armand Xhelili, në Vlorë janë shitur më shumë bileta se kapaciteti i tragetit dhe për këtë arsye udhëtarët po pengojnë nisjen e tij.

‘Nuk me thanë asnjë informacion. Bileta e ka orarin në orën 11.’- tha një qytetar.

‘Kemi ardhur që prej orës 11 në port. Me vonesë, po presim.’- u shpreh një tjetër.

‘Kam 8 orë që pres këtu. Asnjëlloj sqarimi. Biletën e kisha për në orën 10.’- tregoi një qytetar.

‘Që në mëngjes. Asgjë nuk na kanë thënë.’- u shpreh një qytetar.

Ora 21:33
Vlorë, trageti 9 orë me vonesë, ende nuk është nisur, ka shitur më shumë bileta! Lë disa autobusë pa marrë

Pas 9 orësh pritje, vijon që të mos niset trageti i linjës Vlorë-Brindisi. Në port është shkaktuar rrëmujë për shkak se agjencitë kanë shitur më tepër bileta, duke lënë jashtë disa autobusë pa marrë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?