Vlorë/ Po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bindën policisë dhe braktisën mjetin! 2 persona në kërkim

25 Tetor, 15:40| Përditesimi: 25 Tetor, 16:13

  • Share

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim 2 persona, ditën e sotme pasi nuk iu bindën urdhrave të policisë për të ndaluar dhe më pas braktisën mjetin me të cilin transportonin 5 emigrantë nga India kundrejt pagesës.

Sipas policisë, në kërkim janë shpallur personi me inicialet Sh. H., 32 vjeç, banues në Durrës, dhe S. D., 64 vjeç, banues në Maminas, Durrës, pasi në Potam.  

"Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë shpalli në kërkim shtetasit Sh. H., 32 vjeç, banues në Durrës, dhe S. D., 64 vjeç, banues në Maminas, Durrës, pasi në Potam, Himarë, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar dhe më pas kanë braktisur automjetin tip “Skoda” me të cilin transportonin në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës, 5 shtetas nga India. Punohet për kapjen e tyre', njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?