Vlorë, tre netë parodi e muzikë në teatrin ‘Petro Marko’! ‘Rroftë parodia’ recital i Afrim Agalliut e Agron Hamos

8 Qershor, 17:09| Përditesimi: 8 Qershor, 18:58

  • Share

Parodistët e Vlorës Afrim Agalliu dhe Agron Hamo dolën për herë të parë në skenë 50 vite më parë dhe sot transmetojnë të njëjtën energji dhe emocion tek publiku. Salla e teatrit “Petro Marko” u mbush plot mbrëmjen e së premtes teksa dy artistët vunë në skenë recitalin “Rroftë Parodia”. Në këtë 50-vjetor të tyre, ata kanë krijuar një shfaqje fantastike.

Regjisori Haxhi Rama tregon se përgatitjen e kanë nisur që nga selektimi i rreth 15 parodive nga 200 të tilla.

Afrim Agalliu e quan këtë shfaqje si një ditar të jetës së tyre artsistike, ndërsa është mirënjohës për publikun.

Të emocionuar, spektatorë vlonjatë shprehin mirënjohje për artistët e parodise.

“Rroftë parodia” me regji të Haxhi Ramës, muzikë të Artur Dhamos dhe skenografi të Drini Shehut do të shfaqet dhe të shtunën e të dielën në teatrin “Petro Marko”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?