Vlorë/ Tentuan të vendosnin tritol në një banesë, kapet në flagrancë autori dhe porositësi...iu gjenden drogë dhe armë në shtëpi (VIDEO)

15 Qershor 2020, 10:01| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 10:32

  • Share

VLORË- Një personi i është vënë tritol në shtëpi, por fatmirësisht nuk shpërthyer, duke shmangur që kjo ngjarje të sillte pasoja të rënda.

Autroi i vendosjes së lëndës plasëse është kapur në momente që po vendoste lëndën eksplozive, e ndërsa është bërë e mundur edhe identifikimi edhe i porositës, e për pasojë janë arrestuar. Në pranga kanë rënë Marlen Gutiçi, autori dhe Bexhet Alliaj porositësi. Tritoli iu vendos Adhurim Demiri, teksa nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, por këta dy persona, pas kontrollit që iu bë në shtëpi iu gjetën armë, drogë të llojeve heroinë dhe kokainë.

"1 armë zjarri e llojit revolver me dy fishekë, 2 sasi lënde të dyshuara eksplozive të llojit tritol, të montuara me kapsollë detonatorë me fitil zjarrpërcjellës, 21 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kokainë, 1 dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë, 1 peshore elektronike për peshimin e lëndës narkotike, 3 automjete (njëri rezulton i vjedhur në shtetin grek), 3 aparate celularë, targa të vjedhura, biçikletë etj", njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë
Parandalohet dhe zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 14.06.2020. Vihen në pranga porositësi dhe autori i tentativës për vënie të lëndës plasëse, të dy me precedentë të mëparshëm penal.

Sekuestrohen armë zjarri, masa me lënde plasëse të montuara për shpërthim, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë dhe targa automjetesh të vjedhura. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, në të gjithë qytetin e Vlorës janë shtuar patrullimet nga agjentët e Policisë Kriminale. Si rezultat  i mbajtjes nën vëzhgim të personave  të dyshuar për vendosje eksplozivi dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar  "Porositësi", në kuadër të të  cilit u kap në flagrancë shtetasi M. G., 34 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Ky shtetas, më datë 14.06.2020, në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Hajro Çakërri" Vlorë, ka tentuar të vendosë një sasi lënde plasëse në oborrin e banesës së shtetasit A. D., por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë u parandalua shpërthimi i lëndës eksplozive, pasi autori u kap në flagrancë në momentin që po vendoste lëndën eksplozive. Falë punës profesionale dhe hetimore u bë i mundur dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje, duke çuar në identifikimin, kapjen dhe arrestimin e porositësit, konkretisht shtetasit B. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 Nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një bazë materialesh, të listuara si më poshtë: 1 armë zjarri e llojit revolver me dy fishekë, 2 sasi lënde të dyshuara eksplozive të llojit tritol, të montuara me kapsollë detonatorë me fitil zjarrpërcjellës, 21 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kokainë, 1 dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë, 1 peshore elektronike për peshimin e lëndës narkotike, 3 automjete (njëri rezulton i vjedhur në shtetin grek), 3 aparate celularë, targa të vjedhura, biçikletë etj.

 Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprime të mëtejshme.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • don kishoti: 15/06/2020 23:12

    çojani prokurorise qe fle gjum te bej noj lek se skan pas pune fare.

    Përgjigju
  • Armando ujk dukati: 15/06/2020 19:26

    O bexho he terci verci tani do bith burgu vexho jo ter ver atje tani mer meru me llafe po ndenje me cam do te hapet bith

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/06/2020 15:51

    Të instalohet repart i forcave speciale në qender të Vlores qe të kontrolloje gjith qytetin 24 ore!

    Përgjigju
  • Skela: 15/06/2020 15:12

    O bexho po u kalbe ne burg o lumadh

    Përgjigju
  • Selenice: 15/06/2020 13:02

    Njereze te liqe vlonjatet çdo ditë bejne tmerre tmerresh, nuk jetohete me në Vlore. Si ore çdo ditë vetem Vlore degjon?

    Përgjigju
  • Vlona: 15/06/2020 10:59

    Hajde bexho ngushellime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?