Vlorë/ Turistët bllokohen në male, kreu i Zonave të Mbrojtura: Eksplorojnë pa guidë

7 Korrik 2023, 20:06| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 20:20

  • Share

Dy turistë amerikanë që ishin bllokuar në shkëmbinjtë e Gjirit të Filikurit u shpëtuan nga policia dy ditë më parë, duke sjellë edhe një here në vëmendje rrezikun që u kanoset të huajve që eksplorojnë natyrën e egër të pashoqëruar nga guidat lokale.

“Shkak është mungesa e informacionit e këtyre turistëve. Ne kemi informacion të saktë në agjencitë turistike, por ata nuk e marrin informacionin e saktë. Po kështu dalin  në eksplorim të pashoqëruar nga guidat”, tha kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Vlorë, Nexhip Hysolakoj.

Sipas tij, aventurierët hyjnë në male pa marrë parasysh rreziqet ndaj në disa raste mbeten të bllokuar. Turistët e huaj nisen drejt maleve të Shqipërisë duke i besuar informacionit në google dhe pa kërkuar informacion nga agjencitë dhe guidierët e licensuar në vend.   Vetëm në 6 muaj e parë të këtij viti janë shpëtuar 10 turistë të huaj që kishin humbur rrugën në Llogara, Karaburun dhe Gjipe.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Çentrale: 07/07/2023 22:23

    Mirë, mirë ti ke të drejtë, por vini edhe ndonjë tabelë pyjeve e maleve se edhe ato të ndihmojnë. Merrni shembull nga Kroacia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?