Himarë/ Po punonte te burimet! Punonjësi i Ujësjellësit ra në greminë në Malin e Çikës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

28 Qershor 2022, 11:30| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 14:39

  • Share

Vlorë - Një punonjës i Ujësjellësit, i identifikuar si Arjan Agalliu, 55 vjeç ka rënë në greminë në Malin e Çikës në Himarë. Ai ishte duke punuar te burimet e ujit në atë zonë.

 Rreth orës 11:20, mbërriti njoftimi në sallën operative të DVP Vlorë se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodheshin në malin e Çikës.

Forcat e zjarrfikësve të Himarës dhe helikopteri i kanë ardhur në ndihmë 55 vjeçarit Arjan Agalliu. Ndërkohë ka mbërritur edhe helikopteri që e transportoi drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.

Ora 13:26
Punonjësi i ujësjellësit u rrëzua në greminë, mbërrin helikopteri në Malin e Çikës

 

Ka mbërritur helikopteri në Malin e Çikës për të marrë punonjësin e Ujësjellësit që u rrëzua në greminë. Ai do të dërgohet me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?