Pamje nga operacioni policor

Kronikë

Vlorë/ U kapën duke peshkuar në mënyrë të paligjshme në Palasë, nën hetim tre persona! Njëri prej tyre u shtir si punonjës në shtet

18 Gusht, 10:47| Përditesimi: 18 Gusht, 10:49

  • Share

Goditet një rast i peshkimit të ndaluar në zonën e Palasës në Vlorë, ku janë vënë nën hetim 3 persona. Policia thotë se këta tre persona u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare duke peshkuar në mënyrë të paligjshme.

Ndaj dy prej tyre, A. B., 42-vjeç dhe K. B., 35-vjeç nga Himara, rëndon akuza e peshkimit të ndaluar, ndërsa tjetri M. H., 45 vjeç, banues në Tiranë akuzohet për “Peshkim të ndaluar” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Sipas policisë, gjatë verifikimeve ai u shtir si punonjës në një detyrë shtetërore.

Njoftimi i policisë: 

Evidentohet dhe goditet një rast i peshkimit të ndaluar në zonën e Palasës, procedohen penalisht 3 shtetas.

Sekuestrohet një mjet lundrues tip gomone, si dhe pajisje të ndryshme të përdorura për këtë veprimtari të paligjshme.

Strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, në vijim të kontrolleve të shtuara në zonën ujore për evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ushtrimit të peshkimit të ndaluar në ? Palasë.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”, në ngarkim të shtetasve:
    •    A. B., 42 vjeç, banues në Himarë,
    •    K. B., 35 vjeç, banues në Himarë.

Si dhe, për veprat penale “Peshkimi i ndaluar” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, në ngarkim të shtetasit:
    •    M. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë verifikimeve u prezantua si punonjës në një detyrë shtetërore, e cila nuk rezultoi e vërtetë.

Të tre shtetasit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues tip gomone dhe pajisje të ndryshme të përdorura për peshkim.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe mjedisit detar, si dhe apelon qytetarët të mos ushtrojnë veprimtari të paligjshme që dëmtojnë ekosistemin dhe bien ndesh me ligjin.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?