Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ U ndanë nga guida dhe humbën në Llogara, policia gjen çiftin francez

10 Mars, 22:56| Përditesimi: 10 Mars, 23:02

  • Share

VLORË – Një çift francez është gjetur dhe shpëtuar këtë mbrëmje në malin e Llogarasë nga forcat zjarrfikëse të Himarës dhe posta policore Palasë.

Report Tv mëson se 2 turistët e huaj kishin humbur pasi ishin ndarë nga guida.

Për shkak të errësirës, turistët afro 50-vjeçarë kishin humbur rrugën dhe kishin telefonuar policinë për ndihmë në numrin 129.

Falë mobilizimit të autoritetve shqiptare, çifti francez u gjet i padëmtuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, pranë antenave mbi tunelin e Llogarasë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?