Vlorë/ U prishet skafi në mes të detit, policia shpëton 2 persona por gjobit drejtuesin e mjetit lundrues, nuk dispononte dokumentacionin e duhur

25 Qershor, 10:53| Përditesimi: 25 Qershor, 10:57

  • Share

VLORË – Dy persona janë shpëtuar ditën e djeshme nga policia pasi teksa lundronin me skaf në Karaburun, mjeti i tyre ka pësuar defekt dhe nuk është ndezur më.

Por, njëri prej të shpëtuarve, drejtuesi i skafit, është gjobitur me 10 mijë lekë pasi dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit

“Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë mori njoftim se një mjet lundrues skaf, me 2 shtetas në bord, kishte pësuar defekt, dhe shtetasit po rrezikoheshin prej dallgëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat iu shkuan në ndihmë 2 shtetasve të cilët ndodheshin 3 milje përballë gjirit të Bristanit, Karaburun. 

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar me mjetet e Policisë Kufitare, mjetin lundrues skaf, së bashku me shtetasit në bord, në SPK Triport. Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, prandaj ai u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë. Gjithashtu, nga Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT u ushtrua kontroll në bord, por nuk u gjetën sende të kundërligjshme”,-njofton policia.

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?