Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Ushtronin prostitucion, nis hetimi ndaj 4 shtetaseve të huaja nga Moldavia, Kazakistani, Venezuela dhe Kolumbia

8 Dhjetor 2024, 16:06| Përditesimi: 8 Dhjetor 2024, 16:09

  • Share

VLORË - Policia ka zbuluar një rast të ushtrimit të prostitucionit në qytetin e Vlorës.

Për pasojë janë vënë në hetim 4 shtetase të huaja: A.A., 24 vjeç, nga Moldavia, F.S., 34 vjeç nga Kazakistani, M.G., 38 vjeç nga Venezuela, C.J., 33 vjeç nga Kolumbia.

Këto shtetase bashkëpunonin me njëra-tjetrën në ushtrimin e prostitucionit dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare.

* Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi. Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?