Vlorë, vdes në maternitet foshnja 5-ditëshe, nën hetim doktoresha

6 Tetor, 10:35| Përditesimi: 6 Tetor, 16:08

  • Share

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për një mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Kjo pasi më datë 04 tetor 2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh i lindur nga shtetasja S. H. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?