Kronikë

Vlorë/ Veliera u bllokua në grykëderdhjen e Semanit prej mbrëmjes së djeshme, Policia shpëton 2 turistët gjermanë! Po vinin nga Korfuzi, ngecën në breg (VIDEO)

9 Gusht, 16:58| Përditesimi: 9 Gusht, 17:04

  • Share

Vlorë- Policia Kufitare e Vlorës u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë, veliera e të cilëve kishte mbetur e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.

Salla operative mori njoftimin se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy persona, kishte mbetur e bllokuar dhe kërkohej ndihmë.

“Menjëherë, nga Njësia e Patrullës Detare u nis mjeti lundrues, i cili bëri të mundur transportimin e sigurt të dy shtetasve drejt bregut. Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë”, bëri me dije policia vendore pas hetimeve paraprake.

Të dy turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.

“Policia Kufitare vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve”, përfundon njoftimi i Policisë Kufitare.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?