Kandidati për deputet i PS-së në Vlorë, Pirro Vëngu, ka thënë se procesi i numërimit në këtë qark ka qenë i qetë dhe brenda pretendimeve të Partisë Socialiste.
Vëngu ka folur për Report Tv, ku ka thënë se rezultati është më i thelluar nga zgjedhjet e kaluara. Sipas tij, ka ndikuar dhe vota e diasporës, e cila ka rritur thellimin e rezultatit.
"Në fakt, është një rezultat i mirë për ne dhe më i thelluar nga rezultatet e kaluara. Unë kam pasur fatin të kem privilegjin të jem pjesë e skuadrës së Vlorës, si inkurajues në tërësi i skuadrës dhe veçanërisht në qytetin e Vlorës. Ç’është e vërteta, zgjerimi i fushës së lojës, vota e diasporës ka ndikuar dhe në ambicie të re. Ne jemi këtu duke parë sot përmbylljen progresive në të gjitha KZAZ-të e Vlorës. Mendoj që do të arrijmë drejt objektivit dhe ka qenë një proces i qetë."-tha Vëngu për Report Tv.
Komente
