Kronikë

Vlorë/ Vetura ‘Golf’ përplas këmbësoren te vijat e bardha dhe më pas ‘Audi-n’, 65-vjeçarja përfundon në spital!

1 Korrik, 12:59| Përditesimi: 1 Korrik, 13:32

  • Share

Vlorë- Një aksident ndodhi ditën e sotme (1 korrik) në rrugën Transballkanike, me pasojë një kalimtare të plagosur.

Një automjet i markës “Golf” goditi një këmbësore të moshuar rreth 65 vjeçe, e cila po kalonte në vijat e bardha. Pas goditjes, vetura u përplas edhe me një tjetër automjet të tipit “Audi”.

Këmbësorja ra në tokë me plagë në trup dhe gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës.

Gazetari i Report TV, Armand Xhelili, informon se Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?