Vlorë, viti i ri shkollor nis me mbi 110 nxënës më pak! Dy shkolla do i nënshtrohen rikonstruksionit

11 Shtator 2023, 11:20| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 15:25

  • Share

VLORE - Në rang qarku në klasën e parë rezultojnë të regjistruar 1007 nxënës nga 1068 që frekuentuan vitin e kaluar,pra 61 nxënës më pak. Në klasat e dhjeta janë regjistruar 1057 nxënës 103 nxënës më pak se një vit më parë.

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha zgjodhi një ndër shkollat "Avni Rustemi" që do ti nënshtrohet këtë vit rikonstruksionit për të përcjellë mesazhin e tij në nisje të vitit shkollor. Dredha theksoi se infrastruktura dhe standardi i shkollave do të jetë prioritet.

Sa i takon infrastrukturës së shkollave, 2 shkolla ne Vlorë, shkolla 9 vjeçare "Lef Sallata" dhe "Avni Rustemi" do t'i nënshtrohen rikonstruksionit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?