Kronikë

Vlorë, vodhën banesën e marrë me qira nga dy shtetase të huaja, kamerat e sigurisë zbulojnë hajdutët! Njëri prej 3 të arrestuarve, i dënuar për vrasje në Greqi (EMRAT+VIDEO)

8 Dhjetor 2024, 10:54| Përditesimi: 8 Dhjetor 2024, 11:00

  • Share

Vlore- Dy persona janë arrestuar si autorë të vjedhjes së një banese të marrë me qiran ga dy shtetase të huaja në qytetin e Vlorës.

Në pranga si autor të vjedhjes kanë rënë Altin Toto dhe Klajdi Bani, që rezulton i dënuar  për vrasje në shtetin grek. Gjithashtu është arrestuar edhe Orland Plepi, që ndihmoi autorët e dyshuar të largoheshin nga qyteti i Vlorës me qëllim fshehjen nga kontrollet e Policisë.

Sekuestrohen gjatë operacionit: një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga autorët gjatë kryerjes së krimit, një shumë parash prej 440 euro dhe dokumenti i udhëtimit të vjedhur prej tyre, një automjet tjetër tip “Audi”,  një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 7 aparate celulare.

U zbuluan nga kamerat e sigurisë.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?