Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Vodhën kasën e një supermarketi dhe një motor, policia nis hetimet për dy të miturit

6 Gusht, 13:13| Përditesimi: 6 Gusht, 13:14

  • Share

Vlorë- Policia ka nisur hetimet për dy të mitur - përkatësisht të moshave 16 dhe 17 vjeç, pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve në Vlorë.

Në njoftimin zyrtar uniformat blu bëjnë me dije se adoleshentët më 2 gusht kanë vjedhur kasën e një supermarketi ndërsa më dy ditë më vonë (4 gusht) vodhën një motor si dhe kanë hapur me thyerje dritaren e një banese në lagjen “Kushtrimi”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:

ndaluan dy shtetas të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve. Më konkretisht: më datë 02.08.2025, kanë vjedhur kasën e një supermarketi me një shumë monetare; më datë 04.08.2025, kanë vjedhur një motor; si dhe kanë hapur me thyerjen dritaren e një banese në lagjen “Kushtrimi”. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes ku dyshohen si autorë këta shtetas”, njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?