Vlorë- Një 17-vjeçar në Vlorë është vendosur në pranga nga policia pasi vodhi një shumë parash në një lokal në bulevardin “Ismail Qemali” ku ka qenë i punësuar.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se i riu kishte vjedhur 80 000 lekë, duke përdorur një kopje çelësi që e kishte siguruar më parë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në një lokal në bulevardin “Ismail Qemali” ishte vjedhur një shumë parash, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas administrimit të pamjeve filmike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i një 17-vjeçari, autori i dyshuar për këtë rast”, informoi sot policia.
Blutë sekuestruan paratë dhe çelësin e përdorur nga 17-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
