Vlorë- Zjarrfikësit shpëtojnë vogëlushin që kishte mbetur i bllokuar brenda shtëpisë dhe kërkonte ndihmë i trembur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Këto janë pamjet e siguruara nga Report Tv dhe gazetari Armand Xhelili, kur efektivët ‘ninxha’ të zjarrfikëses ngjiten në pallat, edhe pse errësirë dhe më shumë vështirësi, duke depërtuar deri në apartament brenda.
Në pak minuta ata shpëtuan fëmijën që ishte i traumatizuar nga frika dhe hapën derën kryesore.
Komento
Komente
