Policia e Vlorës

Kronikë

Vlorë/ Vrasje, drogë dhe mashtrim, 3 të arrestuar në pak orë! Njëri i dënuar me 3 vite burg, dy të tjerët thyen masën ‘arrest shtëpie’

22 Korrik, 14:45| Përditesimi: 22 Korrik, 14:50

  • Share

Vlorë- Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës gjatë orëve të fundit, ku njëri rezulton se ishte i dënuar me 3 vite burg për mashtrim dhe 2 të tjerët kishin thyer masën e sigurisë së Gjykatës.

Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko–Financiare, njoftoi se arrestoi Silvester alias Marsel Toska, 39 vjeç, banues në Vlorë. I riu ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Vlorës, e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “mashtrimi”, kryer në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese.

Kure shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë kontrollit të territorit, konstatuan në rrugë të dyshuarin G. S., 50 vjeç, i cili kishte dalë nga banesa në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, që i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ai ishte nën hetim për veprën penale “vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, për të cilën Gjykata e Vlorës kishte dhënë arrest shtëpiak.

I treti u prangos po nga ky repart policor L. H., 42 vjeç, i cili gjithashtu e kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Ky shtetas u shoqërua në Komisariatin e Policisë Vlorë, ku më pas u kryen procedurat për arrestimin e tij në flagrancë. 42-vjeçari i arrestuar edhe në muajin qershor, pasi është konstatuar sërish duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, bëri me dije policia vendore.

Materialet për të tri rastet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Vlorë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?