Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur sot në mesditë në Vlorë.
Armando Meshau, 55 vjeç, me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet e me grushte të agresorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti.
Report Tv mëson se shkak i sherrit midis dy burrave mendohet të ketë qenë një borxh i pashlyer, por kjo pritet të qartësohet nga hetimet.
Lajmi kryesor:
Dhunoi për vdekje inxhinierin në Vlorë, autori është djali i anëtares së KLP-së! Shkak, borxhi për një apartament, i riu u arrestua pas 4 orësh (VIDEO)
S.G//ReportTv.al