Kultura

Vlorë/ ‘Yje mbi Kaninë’! Ermonela Jaho, Sajmir Pirgu dhe Timo Flloko do të dhurojnë spektakël për publikun vlonjat

30 Gusht, 22:35| Përditesimi: 31 Gusht, 21:20

  • Share

Në kalanë historike të Kaninës, mbrëmjen e 31 Gushtit do të ngjiten emra të shquar të artit shqiptar ne eventin  magjik "Yje mbi Kaninë".

Një spektakël që për herë të parë bën bashkë  në Vlorë tre artistë të mëdhenj, secili në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare. Ermonela Jaho, Sajmir Pirgu dhe Timo Flloko, do të performojnë përpara publikut vlonjat. Përpara eventit, në konferencën për media, të tre artistët shprehin emocionet e tyre për këtë natë të vecantë.

Artistët tregojnë se Kanina është zgjedhur për vetë historinë që paraqet kalaja e lashtë dhe thonë se do ta bëjnë atë të buçasë nga zërat melodiozë.  

Sipas artistëve kjo shfaqe për publikun do të jetë plot surpriza ndaj ftojnë ardashësit të bëhen pjesë e eventit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylviu: 31/08/2025 04:28

    KALAJA E KANINES TE RIKONSTRUKTUROHET...TE BEHET E DENJE PER TW PRITUR EVENTE TE TILLA....dhe te gjitha kalate e tjera...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?