Kronikë

Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike para hotelit të tij dhe e shfrytëzonte për parkim privat, nën akuzë pronari! Lirohet edhe sheshi para biznesit (VIDEO)

25 Korrik, 11:19| Përditesimi: 25 Korrik, 12:09

  • Share

Vlorë- Operacioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë po vijon nga policia dhe autoritetet vendore të Bashkisë.

Procedohet penalisht 66-vjeçari pronar i një hoteli që kishte zaptuar hapësirën publike dhe e shfrytëzonte si parkim privat për biznesin e tij. Masa erdhi pas kontrolleve në terren nga grupet e ngritura për këtë qëllim ditën e sotme.

“Gjatë kontrolleve, në lagjen “Pavarësia 2”, u evidentua një rast ku një hapësirë publike ishte rrethuar dhe shfrytëzohej si parkim privat për hotelin e shtetasit që e kishte zaptuar atë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin P. Xh., 66 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Pushtimi i tokës”, tha policia vendore.

Në mbështetje të Policisë Bashkiake, automjetet e parkuara në këtë hapësirë u larguan, me qëllim lirimin e hapësirës publike.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë mbetet e angazhuar për garantimin e hapësirave publike dhe nuk do të tolerojë asnjë rast të shfrytëzimit të tyre në mënyrë të paligjshme. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112”, sqaroi policia vendore për rastin në fjalë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?