Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë

24 Korrik, 11:19| Përditesimi: 24 Korrik, 11:27

  • Share

3 administratorë subjektesh janë vënë në hetim nga policia në Vlorë ditën e sotme, pasi zaptuan hapësirën publike në Karaburun në vendet e quajtura “Zhanpovel” dhe “Shën Vasil”, për stacion plazhi, bar dhe restorant. 

 Sipas policisë, 3 personat nën hetim kishin punonjës të pasiguruar dhe nuk lëshonin kupona tatimor, ndërsa në këto subjekte policia ka sekuestruar 300 shezlongë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Në kuadër të planit operacional policor të koduar "Plazh i lirë", Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë, ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

 Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Karaburun.

Procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh, të cilët zunë hapësirë rreth 8000 m², në zonë të mbrojtur, në vendet e quajtura “Zhanpovel” dhe “Shën Vasil”, për stacion plazhi, bar dhe restorant. 

Në subjektet e tyre kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofroheshin shërbim dhe produkte, pa kupona tatimorë. 

Sekuestrohen 300 shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme nga subjekte të ndryshme që ndërtojnë pa leje dhe vendosin çadra dhe shezlongë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasit K. B., E. Ç. dhe V. B.   

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Inspektorateve Ndërtimore, Drejtorinë e Tatimeve, AKB-në dhe Policinë Bashkiake Vlorë, kanë konstatuar në hapësirën e zaptuar për stacion plazhi, në mënyrë të paligjshme nga këta 3 subjekte, një strukturë druri rreth 500 m², të ndërtuar pa leje, me fushë veprimtarie bar-restorant, si dhe 300 shezlongë të vendosur, të cil՞t janë hequr, duke liruar hapësirën publike në Karaburun.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në këto subjekte kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofroheshin shërbim dhe produkte, pa lëshuar kupona tatimorë.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alina karaja: 25/07/2024 09:19

    Sh mire kane bere duhet te veproje policia dhe ne Rdhime perpara se te shkosh tk Babalja aty ku ka filluar perdonalja e kane zene me shezlone nje hapesire publike qe ka qene

    Përgjigju
  • Kosova: 24/07/2024 11:31

    Sa mirë në Vlorë gjobiten administratorët.nfërsa në Velipojë i hokin kur vie policis,sa hik policia prap i vëjnë ky asht ndryshimi me Vlonen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?