Kronikë

Zbulohen 2 shtëpi bari në Vlorë, sekuestrohen 780 bimë kanabisi! Report Tv sjell pamjet! Kapet edhe i riu që u shpëtoi dy atentateve, i drejtoi armën policisë

19 Shkurt, 17:48| Përditesimi: 19 Shkurt, 19:00

  • Share

VLORË- Forcat Operacionale dhe Policia e Vlorë zhvilluan sot dy operacione, ndaj personave të kërkuar apo me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Si rezultat i operacioneve të 19 shkurtit, 3 persona ranë në pranga, 1 u shpall në kërkim dhe 2 të tjerë janë në hetim. Po ashtu, janë zbuluar dy shtëpi bari në lagjen “24 Maji”, armë pa leje, pajisje të sofistikuara për kultivim dhe makinë e blinduar. 

Operacioni ‘Danger’

Në pranga e bluve ka rënë 38-vjeçari Endrit Sadedini, një emër i njohur për policinë, i cili më herët u ka shpëtuar dy atentateve. Sadedini, 38 vjeç, prej pak ditësh kishte ardhur në Vlorë, pasi më herët ka qenë duke vuajtur dënimin në një shtet tjetër. Pas informacioneve se ai lëvizvte me armë zjarri, policia ka organizuar operacionin që e çoi në pranga. Në momentin e ndërhyrjes, mësohet se ai i ka drejtuar armën policisë, por nuk ka qëlluar pasi është neutralizuar nga efektivët. Policia ka vënë në hetim, pasagjerin që udhëtonte në makinë me Sadedinin, për veprën penale moskallëzim krimi.

“Shtetasi Endrit Sadedini, në momentin që pa shërbimet e Policisë, tentoi të largohej dhe iu ka drejtuar armën e zjarrit shërbimeve të Policisë, por s’ka mundur të qëllojë apo të largohet, pasi, falë profesionalizmit të forcave të Policisë, është bërë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi shtetasi M. Sh., 33 vjeç, i cili lëvizte bashkë me 38-vjeçarin, tashmë të arrestuar”, njoftoi policia.

Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës balistike për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme. Sadedini u ka shpëtuar dy atentateve, njërit më 19 dhjetor 2021, ku iu vendos tritol në hyrje të garazhit dhe i riu pësoi dëmtime në gjymtyrët e poshtme. Po, ashtu në 2018 ka qenë objektiv i një tjetër atentati me tritol. 38-vjeçari i hetuar më parë nga autoritetet e huaja për vepra penale të rënda në fushën e krimeve kundër personit.

Operacioni “Indoor”

Një tjetër operacion çoi në zbulimin e dy shtëpive bari në lagjen “24 Maji”, në katin e parë të një objekti trekatësh. Në videon e ndarë nga policia, dallohet edhe ambienti i mbushur me bimë narkotike dhe i përshtatur për kultivimin e tyre. Në total, janë zbuluar edhe 780 bimë kanabis sativa, ku 482 prej tyre janë kubikë.

Lartësia e bimëve narkotike të kultivuara arrinte në një lartësi 90 deri në 110 cm.  Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator,  medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Eldion Çela, zbuloi detajet e aksionit në një konferencë për shtyp, ku njoftoi se në ambientet e shtëpisë së barit u arrestua Arjanit Lekgegaj, 24 vjeç, u shpall në kërkim 24-vjeçari I.K, i cili dyshohet se ka marrë ambientin me qira.

Po ashtu, në vijim të kontrollit të ushtruar në këtë objekt, në një banesë në katin e tretë, të marrë me qira nga 35-vjeçari E. L., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. 35-vjeçari u vu në pranga.

Ora 18:56
Report Tv në shtëpinë e barit të zbuluar në Vlorë, ja çfarë mbeti pas bastisjes së policisë

 

Report Tv ka shkuar në shtëpinë e barit të zbuluar në lagjen “24 Maji” në Vlorë. 780 bimë narkotike u sekuestruan pas operacionit të policisë, ndërsa dy persona ranë në pranga.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili ka shkuar në shtëpinë e barit në një ndërtesë trekatëshe, që ishte përshtatur në një ambient për kultivimin e bimëve narkotike. Në pamjet që sjell Report Tv, shihet çfarë ka mbetur pas bastisjes së bluve.

Ora 18:34
E mbushur me bimë kanabisi, dalin pamjet nga ‘shtëpia e barit’ e zbuluar në Vlorë! Momenti kur arrestohet i riu që u shpëtoi dy atentateve (VIDEO)

Policia e Vlorës zhvilloi sot dy operacione të ndryshme, ku si rezultat u vendos në pranga një 38-vjeçar, i konsideruar me rrezikshmëri te lartë shoqërore teksa po ashtu u zbuluan edhe 2 shtëpi bari.

Nga pamjet e publikuara nga Policia ky është momenti i arrestimit të Endrit Sabedinit, i cili kur ka pa oficerët, u drejtoi armën, por nuk gjuajti ndaj tyre pasi u vendos menjëherë në pranga.

Ndërkohë janë publikuar pamjet nga shtëpitë e barit që u zbuluan në lagjen “24 Maji”. Siç shihet edhe nga video blutë gjetën pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike. Policia sekuestroi 780 bimë kanabis sativa, ku 482 prej tyre janë kubikë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Eldion Çela, në konferencë për shtyp për aksionet intensive me qëllim goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike me llamba.

Përshëndetje të gjithëve, Ju falënderoj për praninë tuaj në këtë konferencë. Jam bashkë me zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, Klodian Kondi, dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Vlorë, Elvis Peza, për të ndarë me ju dhe nëpërmjet jush me publikun, rezultatet e një pune të pandërprerë investiguese dhe gjurmuese, bazuar edhe në informacionet e ardhura nga qytetarët për goditjen e fenomeneve që cënojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Si rezultat i angazhimit maksimal të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bashkëpunimit shumë të mirë me agjencitë ligjzbatuese, si dhe koordinimit e mbështetjes nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sot në Vlorë u finalizuan dy operacione policore: së pari, për kapjen e personave me rrezikshmëri të theksuar shoqërore që qarkullojnë me armë zjarri dhe së dyti, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në kushte laboratorike me anë të llambave.

Në këtë kuadër, mesditën e sotme, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Danger”, u bë e mundur që në lagjen “Pavarsia”, pranë Lungomares, të kapej një person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i cili lëvizte i armatosur.

Bazuar në informacionet e inteligjencës policore dhe pas një operacioni të mirëkoordinuar, shërbimet operacionale bënë të mundur lokalizimin, neutralizimin dhe kapjen e shtetasit E. S., 38 vjeç, person me precedentë penalë të theksuar, i arrestuar dhe i hetuar më parë nga autoritetet e huaja për vepra penale të rënda në fushën e krimeve kundër personit.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me një karikator me municion luftarak. 

Shtetasi E. S., në momentin që pa shërbimet e Policisë, tentoi të largohej dhe iu ka drejtuar armën e zjarrit shërbimeve të Policisë, por s’ka mundur të qëllojë apo të largohet, pasi, falë profesionalizmit të forcave të Policisë, është bërë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij.

Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës balistike për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi shtetasi M. Sh., 33 vjeç, i cili lëvizte bashkë me 38-vjeçarin, tashmë të arrestuar.

Po gjatë ditës së sotme, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të pandërprera për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në terrene të hapura dhe ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimi me qytetarët, është finalizuar operacioni i dytë policor i koduar “Indoor”.

Në kuadër të këtij operacioni, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, zbuluan në lagjen “24 Maji”, në katin e parë të një objekti trekatësh, dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar brenda këtyre ambienteve të përshtatur për kultivim me anë të llambave, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 780 bimë kanabis, ku 482 prej tyre ishin të mbjella në kubikë. Lartësia e bimëve narkotike të kultivuara arrinte në një lartësi 90 deri në 110 cm.  Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator,  medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Po gjatë operacionit, në këtë ambient u gjet dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 24 vjeç, lindur në “Përlat”, Mirditë, dhe banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se kujdesej për bimët e kultivuara dhe siguronte kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.

Në vijim të veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi I. K., 24 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se e kishte marrë këtë ambient me qira, Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë operacionit, në vijim të kontrollit të ushtruar në këtë objekt, në një banesë në katin e tretë, të marrë me qira nga shtetasi E. L., 35 vjeç banues në Vlorë, shërbimet gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve, poseduesi i lëndës narkotike u arrestua në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Këto operacione janë një tjetër dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të Policisë së Vlorës në luftën kundër elementëve kriminalë dhe në krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët.

Bashkëpunimi i ngushtë me Prokurorinë dhe përdorimi i metodave bashkëkohore të hetimit po japin rezultate konkrete në evidentimin dhe goditjen e grupeve kriminale.

Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike, shpërndarja e tyre në ambiente të ndryshme, qarkullimi me armë zjarri dhe goditja e trafiqeve të paligjshme janë prioritete të punës së strukturave të Policisë që operojnë në qarkun e Vlorës.

Që këto prioritete të përmbushen më së miri, nevojitet mbështetje akoma më e madhe e qytetarëve dhe përfitoj nga rasti t’i falënderoj për bashkëpunimin e mbështetjen e deritanishme dhe t’i ftoj sërish të vijojnë e forcojnë bashkëpunimin me Policinë, duke raportuar çdo rast të paligjshmërisë dhe duke kontribuar në luftën kundër krimit.

Informacionet e sakta dhe të shpejta nga komuniteti dhe media janë një faktor kyç në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Kontrollet dhe operacionet e Policisë do të vijojnë pa ndërprerje në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e sigurisë, parandalimin e kriminalitetit dhe goditjen e grupeve që cënojnë rendin dhe qetësinë publike.

Faleminderit!

Ora 18:05
FOTO/ U shpëtoi dy atentateve, kush është i riu i arrestuar sot në Vlorë! Tentoi të qëllonte ndaj efektivëve

Endrit Sadedini është i riu i cili është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pas një operacioni të policisë.Sadedini është nëj emër i njohur për policinë, pasi u ka shpëtuar dy atentateve, njëri me tritol më 19 dhjetor 2021. 

Ndërkohë edhe në 2019,  i është vendosur një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer, pasi e ka pikasur në kohë.

Në momentin e arrestimit, Sadedini ka tentuar të qëllojë në drejtim të policisë. 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/02/2025 02:17

    Po pse policia amerikane jane keta qe t'a asgjesonin kur u drejtoi armen?! Po te kishim polici si ajo amerikane,do te kishim e kode penale si ata e burgje te ngjashme.Ne te vertete ne kemi burgje frymezuar nga Evropa, me kushte kovaleshence,nje kod penal i dyzuar mes nje stili evropian /te civiluar/ e mes njerezish drejtesie qe e interpretojne sipas interesit e xhepit dhe sikur te mos mjaftonte kjo,kemi sistemin drejtues policor duke filluar nga ministrat,drejtoret e deri tek shefi i komisarjatit qe bejne xhonglerin,nje mix bejleri,bajraktari profesioni e gjoja /evropiani te civilizuar/ qe kujdeset per te drejtat e njeriut e detyrat e postit qe vijne me te e ne fund te zinxhirit jane policet e shkrete qe sillen si kamariere te kulturuar sepse u duhet te ruajne punen,rrogen e mbi te gjitha jeten,kur jane mes shefave bajraktare e krimineleve sadiste si ky i mesipermi.

    Përgjigju
  • Shtet bananesh: 19/02/2025 18:38

    Polici e trembur, kur nje kriminel drejton armen mund dhe te te vrasi,policia duhet ta kishte asgjesuar ne moment dhe jo ta arrestonte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?