Pallati 13 katësh që do ndërtohet në zonën e Skelës

Vlorë, zbulohet projekti që do ndërtohet në zonën e Skelës ku dy ditë më parë u shemb ndërtesa dy katëshe në të cilën jetonin 7 familje

3 Qershor 2023, 21:08| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 21:33

  • Share

Ky është objekti 13 katësh që do të ndërtohet në zonën e Skelës në Vlorë, ku dy ditë më parë bashkia shembi një ndërtesë dy katëshe ku jetonin 7 familje.

Këto të fundit u shpronësuan sipas ligjit, por dy prej tyre nuk pranuan shumën e dhënë dhe refuzuan të linin ndërtesën ku banonin. Për rrjedhojë u desh ndërhyrja e policisë që shoqëroi në komisariat Tatjana Hoxhën dhe të bijën që hipën në tarracën e objektit që më vonë u shemb.

Siç shihet  ashtu siç vetë Tatjana Hoxhaj u shpreh ditën e djeshme, në projektin e miratuar, përpos rrugës që do të lidhë zonën me lungomaren e Vlorës, do të ndërtohet edhe një pallat 13 katësh.

Ndërsa 63 vjeçarja, në një intervistë për Report TV ditën e djeshme u shpreh se do të futet në grevë urie pas shembjes së ndërtesës ku jetonte prej 40 vitesh.

Për apartamentin e saj 56 metra katrorësh, bashkia i kishte ofruar 4 milionë e 700 mijë lekë si shpërblim, shumë që Hoxhaj e ka konsideruar tepër të ulët krahasuar me vlerën që ka trualli.

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Irish pub: 04/06/2023 10:51

    Njerzit e ndershem duhet te largohen nga shqiperia ti len vendin grabitesave, mafies,bandave te tokave ,, Si ka mundesi qe ky pallat ka te vendosur emrin e lokalit (IRISH)te ish shefit te urbanistikes se vlores ku para disa ditesh po ndertonte pallat pa leje ku humbi jeten nje puntor..? Spaku duhet te kontrolloje dokumentacionet kane fallsofikuar ckane dashur banditet e urbanistikes se vlores.

    Përgjigju
  • Iris: 04/06/2023 02:22

    Nese zonja dhe banoret e tjere pretendojne se kane tapi edhe mbi truallin,jo vetem per apt.atehere u takon te kompensohen me apt.ne ndertesen e re,jo thjesht me demshperblim vetem per apt.

    Përgjigju
  • Go west: 04/06/2023 00:03

    Minimumi duhet ti ofrohet apartament, per te mos thene qe prishja, ndonse e nevojshme, eshte krejt ne shkelje te ligjit. Prokurori te nxjerre urdher arresti ndaj shkaterruesit te prones.

    Përgjigju
  • toli: 03/06/2023 22:16

    mos u ngopshi po sdo ti gezoni po i keni ren ne hak atyre familjeve se ka zot lart , mbase nga shteti do e blini drejtesin po te ai lart skeni ca blini ,aty do behet drejtesia .Zoti vonon po nuk haron

    Përgjigju
    • Ketu poshte: 04/06/2023 01:09

      Nuk ka gje aty lart, mos genje veten. Ketu poshte duhen zgjidhur gjerat, gjithmone ketu poshte jane zgjidhur, nuk ja rene gje nga lart po ky popull eshte bageti

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?