Vlorë-Në parkun arkeologjik të Amantias është zbuluar një skulpturë antike në akropolin antik, e cila ishte e ekspozuar pjesërisht në sipërfaqe. Arkeologët më pas kryen gërmimin arkeologjik dhe transportin e saj pranë ambienteve të Drejtorisë së Trashegimisë në Vlorë.
Kjo drejtori bën te ditur se në park, skulptura ishte e ekspozuar ndaj faktorëve natyrorë si dhe dëmtimeve nga aktet vandale.
Edhe pse skulptura antike nuk ruhej e plotë, nga ajo ruheshin një pjesë e konsiderueshme e elementëve. Tashmë, po përgatitet kartela e objektit për regjistrimin pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.