Foto ilustruese

Vlorë/ Zhduket pa lënë gjurmë nëna me vajzën 2-vjeçe, burri bën denoncimin në polici

10 Gusht 2020, 11:47| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 11:49

  • Share

VLORË- Një grua së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen e saj prej dy ditësh!

Bashkëshorti i saj, R. D, ka bërë denoncimin e polici pasi që nga data 8 nuk ka pasur asnjë kontakt me ta.

"Vlorë, ditën e djeshme është paraqitur shtetasi R. D, i cili ka bërë kallëzim se në datën 08.08.2020, bashkëshortja e tij bashkë me vajzën e tyre 2 vjeçare janë larguar nga banesa dhe nuk ka mundur të lidhet më me ta. Po punohet për gjetjen e tyre", njofton policia, teksa informacionet për këtë ngjarje janë të pakta.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?