Vlorë- Një vatër e fuqishme zjarri është shfaqur mesditën e sotme (9 Shtator) në rrethin e Vlorës.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja. Si pasojë e flakëve është djegur një hapësirë e konsiderueshme sipërfaqeje me shkurre dhe bimësi deri tani, kurse flakët janë ende aktive dhe tymi ka mbuluar zonën.
Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili i favorizuar edhe nga era, po vazhdon të përhapet në vatrën e tij.
Për pasojë ka të djegura edhe një zonë me ullishta, kurse sipërfaqja aktualisht mbetet ende e papërcaktuar.