Kronikë

Zjarr i madh në Tragjas të Vlorës, forca të zjarrfikëseve nisen drejt vendngjarjes! Flakët përfshijnë edhe malin e Gamit në Mukje! Vengu: Ishte i qëllimshëm (VIDEO)

15 Mars, 21:36| Përditesimi: 15 Mars, 23:50

  • Share

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Tragjasit në Vlorë mbrëmjen e sotme (15 mars). 

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, informon se drejt vendngjarjes janë nisur menjëherë forca të shumta zjarrfikëse me mjetet e tyre dhe forca të rendit.

Tre mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë luftojnë me flakët teksa mbeten të panjohura shkaqet e rënies së vatrës së zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.

Ministri i Mbrojtjes deklaroi se zjarri ishte i qëllimshëm.  

"Rrethanat tregojnë që është e qëllimshme. Të gjitha skuadrat e emergjencës civile të Vlorës e Pashalimanit janë angazhuar menjëherë. Fatmirësisht një front zjarri që dukej se po rrezikonte disa banesa u parandalua  në kohë nga zjarrfikësit e jemi në situate më të qeta, megjithëse skuadrat do të jenë gjithë natën në gadishmëri. Nuk kemi evidentuar dëme në banesa apo njerëz vetëm në sipërfaqe kryesisht shkurre. Nesër do të bëhet evidentimi I dëmeve. Mbetemi vigjilentë sepse është një natë me erë” tha ministri Vengu. 

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë po sot në mbrëmje edhe një sipërfaqe të madhe me shkurre, pyje e ferra në malin e Gamit, mbi fshatin Mukje të njësisë Nikël në Fushë-Krujë.

Gazetari i Report Tv, Julian Shota, informon se zjarri ka djegur deri tani sipërfaqe të mëdha dhe i ndihmuar nga era përparoi frikshëm, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Për shkak të terrenit të thyer ishte e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse.

Ora 23:28
Zjarri në Tragjas të Vlorës, ministri Vengu ndjek nga afër situatën: Flakët e qëllimshme, u ndërhy në kohë

 

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë në mbrëmje në fshatin Tragjas për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarri të cilin ai e quajti 'të qëllimshëm'.

Ministri deklaroi se ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve shmangu rrezikun e përhapjes së flakëve në disa banesa. Nesër mund të evidentohen dëmet.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse do të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, pasi era e fortë mund të riaktivizojë vatrat e zjarrit.

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?