Kronikë

Zjarr në fshatin Risili në Vlorë, 3 mjete zjarrfikëse në vendin e ngjarjes! Digjen disa rrënjë ullinj

8 Tetor 2023, 13:05| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 15:10

  • Share

VLORË- Një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj në dy fshatra të Vlorës, Babicë e Vogël dhe Risili, është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në orët e pasdites së të shtunës në disa shkurre, por i ndihmuar nga era ka përparuar duke djegur kodrat me ullinj.

Qindra rrënjë ullinj janë shkrumbuar nga flakët. Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës në vatrat e zjarrit ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së rrugës, duke bërë që flakët të jenë aktive edhe ditën e sotme.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa fatmirësisht raportohet se flakët janë larg zonave të banuara.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?