Vlorë- Një zjarr i madh përfshiu mesditën e sotme pyllin e Sodës, në afërsi të plazhit të Zvërnecit në Vlorë, duke shkaktuar panik mes pushuesve.
Për shkak të përhapjes së flakëve në bimësinë e dendur me pisha dhe shkurre, pushuesit janë larguar menjëherë nga zona bregdetare për arsye sigurie.
Në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse dhe forca të tjera emergjente, të cilat kanë arritur të vendosin flakët nën kontroll.
Burime paraprake bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.
Hetimet për zbardhjen e shkaqeve vijojnë, ndërsa pritet të merren në pyetje dëshmitarë dhe të verifikohen pamjet e kamerave të bizneseve në zonë.
Komente

e djegin vet plerat kta plerat e bashkise
Përgjigju