Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e fshatit Mërtiraj të njësisë administrative Vllahinë.
Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era duke djegur sipërfaqe me kullotë në shpejtësi.
Zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi ndërsa zjarrfikësit e Selenicës e kanë të vështirë të ndërhynë për shkak të terrenit te thyer.
Janë dy vatra zjarri me përmasa të mëdha, ndërkohë që ndodhen 6 automjete të zjarrfikësve të ardhur nga Vlora dhe Fieri.
Lajmi kryesor:
Zjarr në fshatrat e Delvinës, 110 forca në terren! Vatra aktive edhe në Selenicë dhe Vranisht të Himarës
G.K//ReportTv.al