Kronikë

Vlorë/ Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Nartë, mbërrijnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)

30 Qershor, 21:01| Përditesimi: 30 Qershor, 23:11

  • Share

Një zjarr ka rënë në Jalli të Nartës, pranë fushës së mbetjeve. Në vendgjarje mësohet se kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse. 

Sipas gazetarit të Report Tv Armand Xhelili përcaktohet që nuk është fusha e mbetjeve, por vendgrumbullimi i inerteve ku hidhen dhe goma makine.

Nga informacionet paraprake janë materiale plastike të cilat dyshohet se i hedhin persona të ndryshëm nga vendet përreth. 

Kujtojmë se në 7 Qershor në fushën e mbetjeve, pranë fushës së inerteve, ra një zjarr i madh që krijoi një situatë të rënduar për qyetin e Vlorës në kuadër të sezonit turistik. Për ngjarjen reagoi edhe kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, i cili e cilësoi zjarrin të qëllimshëm, ngjarje e përsëritur, me qëllim dëmtimin e imazhit të qytetit në këtë sezon veror dhe turistik.

Ora 21:12
Zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: Deri në orën 20:30 kemi shuar 20 vatra! Në terren 28 automjete zjarrfikëse dhe 197 forca operacionale

1751143088_zjarrnlezh.jpg

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri në orën 20:30, datë 30.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri, të cilat janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale. Shpërndarja e vatrave të zjarrit është si më poshtë.

Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau - Dejës.

Në fshatin Vilë - Ballaj, njësia administrative numër Gosë, bashkia Rrogozhinë.

Në fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.

Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau - Dejës, bashkia Vau – Dejës.

Në lagjen Nr.2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë.

Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau - Dejës, bashkia Vau – Dejës.

Në fshatin Katund i Ri, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës.

Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë.

Në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.

Në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, njësia administrative Nr.2, bashkia Vlorë.

Në fshatin Gruemirë, njësia administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe.

Në fshatin Nënshatë, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau – Dejës.

Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës.

Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe.

Në fshatin Pojan, njësia administrative Topjë, bashkia Fier.

Në fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.

Në fshatin Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin.

Në njësinë administrative Novoselë, bashkia Vlorë.

Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë.

Në lagjen SMT, njësia administrative Lezhë, bashkia Lezhë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 28 automjete zjarrfikëse, 197 forca operacionale.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?