VLORË- Shtetasi polak i cili ra dje në kanionet e Gjipesë, është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse dhe është në gjendje te mirë shëndetësore. Ai është transportuar me barelë nga forcat e policisë së Vlorës, dhe po dërgohet në spital për kurim të mëtejshëm. Në ndihmë të shtetasit Polak dhe për nxjerrjen e tij nga kanioni kanë shkuar edhe alpinistë të ardhur nga Vlora, po ashtu dhe infermierë.
Që prej pasdites së djeshme turisti polak mbeti i bllokuar në kanionin e Gjipesë, ndërsa forcat zjarrfikëse të Vlorës si dhe të Himarës, rinisën sot operacionin për nxjerrjen e tij nga humnera.
Turisti polak ngeci në 50 metra thellësi në kanionin e Gjipesë, ndërsa ekipi i shpëtimit u has në vështirësi për nxjerrjen e tij, pasi kishte pësuar edhe fraktura. Prej pasdites së djeshme në vendngjarje kanë qenë zjarrfikësit, policia dhe urgjenca mjekësore.
Gjatë një turi që po bënte në Gjipe, mësohet se turisti ka pësuar frakturë në këmbë dhe nuk ka mundur dot të lëvizë, kjo edhe për shkak të terrenit të vështirë ku gjendet.
Rreth orës 13:30 të një dite më parë turisti polak ka telefonuar policinë për ndihmë. Ai është lokalizuar dhe forcat e policisë si edhe Delta Forcë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë t’a nxjerrë turistin.
Report Tv ka kontaktuar me turistin polak që u rrëzua në kanionin e Gjipesë, ku tha se kishte shkuar aty për të bërë një foto për shkak të pamjes së mrekullueshme që ajo ofronte, por është rrëzuar. Ai thotë se ndihma i ka ardhur në kohë rekord dhe ka falënderuar të gjithë që iu gjendën pranë. Për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është e mire.
“Kam telefonuar rreth orës 13 e 30 në polici pasi jam rrëzuar. Ndihma erdhi menjëherë edhe pse dihet terreni. Kisha shkuar atje pasi dëshiroja të bëja foto duke parë dhe pamjen e mrekullueshme që të ofron ajo zonë. Jam dëmtuar dhe me pas ka pas dëmtime në këmbe. Dua ta falenderoj policinë dhe të gjithë që morën pjese në ndihmën që më dhanë. Tani jam ‘OK’, por gjithçka ishte shumë e vështirë”, tha turisti polak.
Shtetasi polak i cili ra dje në kanionet e Gjipesë, është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse dhe është në gjendje te mirë shëndetësore. Ai është transportuar me barelë nga forcat e policisë së Vlorës, dhe po dërgohet në spital për kurim të mëtejshëm. Në ndihmë të shtetasit Polak dhe për nxjerrjen e tij nga kanioni kanë shkuar edhe alpinistë të ardhur nga Vlora, po ashtu dhe infermierë.