Kronikë

Vlorë/ Zjarri masiv në Hoshtimë, kryebashkiaku Dredha: Dyshohet se flakët të kenë nisur nga varrezat e fshatit

29 Qershor, 19:29| Përditesimi: 29 Qershor, 19:39

  • Share

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, thotë se ekzistojnë dyshime se zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe jo të vogël në fshatin Hoshtimë, të ketë nisur nga varrezat e kësaj zone.

“Të gjitha strukturat në terren për menaxhimin e situatës. Zjarri dyshohet se ka ardhur nga varrezat e Hoshtimës. Po punohet nga forcat zjarrfikëse, Policia dhe forcat e armatosura dhe nga ajri. Patjetër që do të ketë hetim për zjarrin nga strukturat, ndërsa nëse mund të themi i qëllimshëm apo gabim njerëzor, këtë do ta përcaktojnë hetimet”,- tha Dredha.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Pas 4 orësh, vihen nën kontroll flakët në Hoshtimë, policia evakuoi banorët! 2 vatra zjarri aktive në vend (VIDEO)


K.M/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?