Zjarri në fushën e mbetjeve

Kronikë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 11:42| Përditesimi: 8 Qershor, 12:05

  • Share

Vlorë- Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 punonjës të Bashkisë.

Sipas njoftimit të policisë Francesko Tozaj, Alpin Skëndaj, Luan Dalipaj, Endrit Delaj dhe Daniel Islamaj kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.

Punonjësit që do të hetohen:
Francesko Tozaj, 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë
Alpin Skëndaj, 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë
Luan Dalipaj, 56 vjeç, me detyrë manovrator në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë
Endrit Delaj, 27 vjeç, me detyrë manovrator në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë
Daniel Islamaj, 35 vjeç, me detyrë manovrator në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:

referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit", informoi sot policia.

Zjarri i djeshëm shkaktoi një situatë të rënduar për banorët e zonës, madje një re e dendur tymi, u përhap mbi lagjet përreth deri edhe në Lungomare.

Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, e cilësoi zjarrin të qëllimshëm, ngjarje e përsëritur, me qëllim dëmtimin e imazhit të qytetit në këtë sezon veror dhe turistik.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?