Kronikë

Vlorë/ Zjarri shkrumbon lokalin në Novoselë, dëme të shumta materiale! Shkak dyshohet shkëndija elektrike (VIDEO)

25 Mars, 19:40| Përditesimi: 25 Mars, 20:18

  • Share

Vlorë- Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme (25 mars) në fshatin Novoselë të Vlorës. 

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, informon se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, kurse forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, teksa do pritet edhe ekspertimi piroteknik për të vërtetuar dhe në rrugë shkencore. Gjithashtu po merret edhe dëshmia e pronarit të lokalit.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?