U paralajmërua nga gjendja civile si masë për të rritur sigurinë, në Vlorë dhe në Korçë zyrat e ALEAT nuk ofrojnë shërbim për aplikim për pasaporta

19 Shtator 2022, 09:48| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 16:09

  • Share

TIRANË- Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Gjendja Civile zyrat e ALEAT në disa qytete të vendit nuk do të oforjnë shërbimin e aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti. Deri tani raportohet se në Vlorë dhe në Korçë vetëm po shpërndahen dokumentete e identifikimit dhe nuk po aplikohet për shkak të sistemit. 

Që ditën e premte u njoftua se nuk do të punohej për shkak të bllokimit të sistemit për të forcuar sigurinë. Ndërkohë e njëjta situatë është edhe në zyrat e gjendjes civile.

Pas sulmit kibernetik ndaj sistemit "TIMS" nga qeveria e Iranit dhe sulmit tjetër kibernetik të ndodhur në korrik të këtij viti ku u goditën shërbimet 'onile', kjo ndërhyrje në shërbimin e Gjendjes Civile vjen për të rritur nivelin e sigurisë dhe për të garantuar në këtë mënyrë që shërbimi të jetë i pa ndërprerë edhe në rast se do të ishte pre e një sulmi të  ngjashëm kibernetik siç ndodhi në sistemin  "TIMS", apo dhe ndaj shërbimeve online.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?