Gjoba e vendosur nga policia

Kronikë

Muzikë pas mesnate në Radhimë, pronari i lokalit gjobitet me 4 mln lekë

22 Qershor, 12:28| Përditesimi: 22 Qershor, 14:22

  • Share

Vlorë-Pronari i një lokali në Radhimë është gjobitur me 4 milionë lekë pasi vendosi muzikë pas orarit të lejuar.

Bojo Begotaraj gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, në shkelje të kufijve të lejuar të zhurmës ose në kundërshtim me orarin e përcaktuar për muzikë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në Radhimë, u konstatua një lokal që gjeneronte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos menjëherë masa administrative me vlerën prej 400 000 lekësh.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndaj shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar për muzikë, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për pushuesit dhe banorët.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?