Pas protestave të blegtorëve të lumit të Vlorës edhe ata të zonës së Novoselës kanë paralajmëruar se do ndërmarrin një hap të tillë, për shkak se pikat e grumbullimit të qumështit kanë ulur ndjeshëm çmimin.
Për report Tv blegtorët thonë se baxhot kërkojnë ta grumbullojnë qumështin me shumicë me 120 lekë/ litri nga 160 që ishte deri tani, në një kohë kur çdo produkt ushqimor në vend pëson vetëm rritje çmimi.
“S’ka stabilizim. E bënë 160 lekë, ne prisnim ta bënin 200 lekë se çdo gjë është rritur te buka, te mielli, të gjitha me radhë janë rritur. Vetëm qumështi është në ulje”,- është shprehur blegtori Serri Alliu.
“Qumështi këtu ka qenë me 160, në zonat e tjera ka qenë me 170-180, por prap me 160 ne ishim të kënaqur. Sivjet ata e kanë ulur me 120 dhe sa do ta vjet ata e kanë ulur me 120 dhe sa do ta çojnë ata e dinë”,- është shprehur blegtori Sandri Bendaj.
Blegtorët Sandri Bendaj dhe Serri Alliu, thonë se kanë nga 150 krerë bagëti, por sipas tyre çmimi i grumbullimit të qumështit nuk justifikon as mundin e tyre dhe as shpenzimet që ju duhet për të vazhduar më tej.
“Ka shumë kosto. Jam i punësuar vetë me gruan, kam një çoban është pensionist, e kam marrë aty, i jap 30 mijë lekë rrogë dhe i siguroj ushqimin dhe fjetjen. Unë se përballoj dot. 300 hektarë tokë me qira. Do ta lë dhe tokën me qira se nuk e përballoj dot”,- tha Bendaj.
“Shpenzimet janë të mëdha, janë në majë, vështirësitë janë në majë dhe hesapi nuk ngelet. Me këtë çmim fatkeqësi e madhe mos të themi që ta derdhim, por do gjejmë mënyrën ta zhdukim fare blegtorinë se nuk na dalin krahët, nuk ushqehemi dot”,- tha Alliu.
Duke pohuar se e kanë të vetmen mundësi për të siguruar jetesën, blegtorët thonë se ndihen të braktisur nga strukturat shtetërore dhe kërkojnë ndërhyrjen e tyre për të stabilizuar tregun.
Me sa e kuptoj une,token e ka marre me qira si kullote,ose e ka mbjelle me ushqim per tufen.Tek ne shitet vetem qumesht lope,qumesht dhe kos deleje nuk gjen dhe qumeshti i zakonshem shitet 4.49 $/galloni=(3.79 litra),organiku shkon dhe te 5-6 $/galloni.Nuk e di nese veprohet dhe ne Shqiperi,por tek ne,shteti jep me qera kullotat shteterore per fermeret,qe per mendimin tim eshte me lire e me me leverdi se sa t'a marresh me qera te privati.
PërgjigjuNë Itali çmimi mesatar që i paguhet blegtorëve është 50 cent euro, pra jo më shumë se 60lekë/ litër.
PërgjigjuKeta prodhojne qumesht deleje, nga sa kuptoj, qe eshte me i shtrenjte se i lopes. Po duket qarte qe s’ia kane idene kostove qe kane. Kam 150 krere, thote ky, edhe marr 300 hektare toke me qera. Ec e merre vesh per çfare po flet. Sidoqofte, keta qellimin e paskan te qarte: te mbajne lart inflacionin.