Kronikë

Vlorë/ I vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për 38-vjeçarin

3 Korrik, 19:29| Përditesimi: 3 Korrik, 21:54

  • Share

Vlorë-Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduart Ismailajn, 38 vjeç, i dyshuar për zjarrvënie në zonën e Jallit në Nartë.

Seanca gjyqësore u zhvillua diten e sotme, ku gjyqtari Artan Çirraga e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të të dyshuarit. Ismailaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, në bazë të nenit përkatës të Kodit Penal.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, kur sipas hetimeve të policisë, 38-vjeçari dyshohet se i vuri flakën disa mbetjeve plastike dhe gomave në vendgrumbullimin e inerteve në Jallë të Nartës, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit.

Pas arrestimit, Ismailaj u referua në Prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?